Bujtina “Shkodrani” në Voskopojë, është një tjetër sipërmarrje frymëzuese në sektorin e agroturizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale, pamje nga kjo bujtinë e cila është një oaz relaksi në këto ditë të nxehta vere.

“Bujtina “Shkodrani”, një tjetër oaz relaksi në Voskopojën e bukur që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, adhurues të natyrës, falë edhe përmirësimit tërësor të infrastrukturës në këtë fshat piktoresk”, shkroi Rama.

Rama theksoi se, ky është një investim familjar i ngritur në tokën e gjyshërve me arkitekturën karakteristike të gurit që i jep edhe më shumë vlerë turistike këtij agroturizmi.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit.