Ka nisur sot dëgjesa e qeverisë me grupet e interesit për rikthimin e basteve sportive. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se prej disa muajsh ka patur një presion pozitive.
Kreu i qeverisë sërish mbrojti mbylljen e basteve disa vite më parë, duke thene se ishte vendim i drejte dhe i duhur.
“Kjo ftesë është rezultat i një presion pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive.
E kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë komunikime me ju për t’ju dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF. Kemi një kontekst i cili duhet kuptuar dhe për të cilin unë do them dy fjalë.
Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike me pafundësinë e sallave të bingove dhe atyre makinetave, një shqetësim social për më të vegjlit, por edhe me situata dramatike të katandisura deri në tragjedi”, tha Rama.