Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter me një përgjigje për Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, e cila i quajti deklarata të paprovokuara të Ramës, komentet e tij të bëra në një forum në Slloveni të zhvilluar dy ditë më parë.

REAGIMI I RAMES

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund të mos e marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.

Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin qetësisht të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.