Kryeministri Edi Rama publikoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale pamje spektakolare nga kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, që tashmë ka marrë formë.

“Mirëmëngjes dhe me këto imazhe spektakolare mbi kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, të dhuruara bujarisht nga shqiptari fluturues Alket Islami, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

Pista e VIA është 3200m e gjatë dhe 60m e gjerë. Taxiway është 3200m me gjerësi 38m, ndërkohë që kanë përfunduar 4 lidhjet e saj prej 175m.

Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, po ecin sipas planit.

Shqipërisë po i shtohen ditë pas dite vepra të rëndësishme infrastrukturore, gurë kilometrik për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas të dhënave të projektit, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjerëve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime). 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrëfikës.

Kategoria e aeroportit do të jetë 4E, që do të thotë se plotëson kushtet për avionë të mëdhenj.Me një vlerë investimi prej 104 milionë euro, në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë.Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra-miliona euro.

Aeroporti i Vlorës do të presë udhëtime të drejt për drejta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky investim pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave për shqiptarët dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.

Puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nisi në nëntor të viti 2021, ndërsa ka marrë formë pista e aeroportit.