Me një hapësirë prej 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës te “21 Dhjetori”.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga ky kopsht ku thekson se këtë shtator do të presë 220 fëmijë me kushte shumë të mira.

“Me një hapësirë prej 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës te “21 Dhjetori”, që do të presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise argëtuese dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social”, shprehet Rama.

Në këtë kopsht ka ashensorë për fëmijët me aftësi të veçanta, psikologë, sallën e infermieres, edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës.

“Kei” e çon në 86 numrin e kopshteve dhe çerdheve të reja të ndërtuara në Tiranë.

ky kopsht do të pasohet me 7 kopshte dhe çerdhe të tjera në shtator, për të shkuar në 40 çerdhe dhe 46 kopshte; në total 86 institucione arsimore, të cilat janë paja e Tiranës.