Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Facebook teksa shkruan se kjo ndërtesë është një nga 12 super shkollat e reja që do të hapen këtë Shtator.
“Dhe me gjimnazin “Sami Frashëri” që është një nga 12 super shkollat e reja, që do të hapë dyert në shtator në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shkolla “Sami Frashëri” u rindërtua pas tërmetit. Ajo do të ketë një kapacitet për 1500 nxënës dhe do të jetë me një infrastrukturë të re.