Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, ku po merr pjesë në forumin “European Forum Alpbach”.

Në kuadër të punimeve të këtij forumi, Kryeministri takoi të rinj shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Me shqipet në malet e Europës”, shkruan Rama, ndërsa ndan në rrjetet sociale videon me të rinjtë shqiptarë.

“Përshëndetje nga malet e Austrisë me malësorë shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut nga Shqipëria”, u shpreh Rama.