Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.
Ai ֝ësht֝ë prenocuar p֝ër mediat sllovene, ku ֝ësht֝ë pyetur p֝ër rrug֝ëtimin e Shqip֝ëris֝ë drejt BE-s֝ë dhe marr֝ëdh֝ënien Serbi-Kosov֝ë, rrug֝ën drejt zgjidhjes p֝ërfundimtare si dhe ç֝ështjen e vizave ndaj shqiptar֝ëve t֝ë Kosov֝ës.
Kryeministri ֝ësht֝ë ndalur tek vizat faktin qe clirimtaret e Kosoves (vendet e BE-se) po e mbajne peng duke mos i dhene vizat: “ mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, dhe tani clirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave.’, u shpreh Rama.
M֝ë posht֝ë preononcimi i plot֝ë i kryeministrit Rama p֝ër mediat sllovene:
Kënaqësia nuk është një fjalë që mund ta përdorim por po, sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi këtij ngërçi i erdhi fundi dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu po nisin tashmë procesin formal të bisedimeve të anëtarësimit.
– A mendoni se pas vendimit të Kosovës dhe Serbisë për të ulur armët për shkak të tensioneve të fund korrikut tashmë procesi i anëtarësimit dhe me sinjalet e sotme të kancelarit gjerman Scholz, do të mund të përshpejtohet?
Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë sëbashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë, është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial.
Nga ana tjetër sa i takon Serbisë dhe Kosovës, mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar dhe tani clirimtaret (vendet e BE-së) e mbajne peng duke mos i dhene liberalizimin e vizave. Sa i takon dialogut midis tyre, e kam fjalën mes Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur siç kam qenë se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, ka shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.
– A ka një përputhje në rritje midis autoritetit në Shqipëri dhe në Kosovë sa i takon marrëdhënies me Beogradin?
Nuk ka një gjë të tillë si autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Janë shqiptarët në Shqipëri dhe shqiptaret në Kosovë si autoritete të shteteve. Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime që është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja. Faleminderit!