Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë dhe duan që të njihen me natyrën e bukur malore shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të disa turistëve kanadezë, të cilët kanë eksploruar përmes lundrimit me kajak, liqenin e Komanit si dhe Lumin e Shalës. Turistët rrëfejnë në videon e tyre përvojnë unike, ndërsa e krahasojnë bukurinë e lumit të Shalës me Tajlandën.
76 mijë amerikanë, sipas kreu të qeverisë kanë vizituar vendin tonë në këta 7 muaj, 50% më shumë se një vit me parë. Po ashtu rritje e ndjeshme ka pasur edhe të turistëve nga Kanadaja, rreth mijë vizitorë, krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë.
‘Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike. 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë. E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.’- shkruan Rama.
Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.