Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka shpërblim financiar që e kompenson sfilitjen, lotin, gjakun e lodhjen e Luiza Gegës. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria i shpërblen sportistët shumë më mirë se shumë vende të tjera
‘Nuk ka njerëz, popuj, a kombe më inferiorë se të tjerë dhe nuk ka asgjë të pamundur për çdo kënd që ka kurojë ta ndjekur ëndrrën e vet. Të jesh kampione Europe, do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë arsye sado objektive, asnjë distancë sado objektive nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitës në majë dhe të paguash çmimin e sfilitjes të gjakut të lotit dhe të djersës. Flitet për euro, për braktisje vuajtje e sflitje. Shqipëria sot i shpërblen. Jo Luizën sot e cila është vazhdimi i një rruge të hapur. Shqipëria i shpërblen sportistët që bëjnë sukses më shumë sesa vendet e tjera. Shifra e mbështetjes për Luizën është më e lartë sesa sportistët që kanë ndërruar kombësinë. Në atë vend dhe në ato vende ku kanë ngritur flamujt e kombeve të tjera janë më pak. Nuk ka medalje që mund të kompensojë sfilitjen gjakun, lotin dhe djersën.’- u shpreh Rama.