Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi më të dendura në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në zonat juglindore ku priten edhe mini stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të dendura në Europën qendrore dhe gadishullin e Ballkanit. Ndërsa në ndikimin e motit të kthjellët paraqiten; Europa veriore dhe ajo lindore. Po ashtu, kthjellimet dhe temperaturat e larta do të vijojnë ndikimin e tyre për gadishullin Iberik.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, republika e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në të gjithë territorin e saj, por parashikohet që mesdita dhe në vijim në Kosovë të ketë grumbullim të vranësirave nëpër të gjithë Kosovën, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu si edhe mini stuhi breshëri.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së MV do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.