Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende President.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, është një kritik i qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai kishte kërkuar kthimin e Hashim Thaçit edhe të dielën e kaluar pas tensionimit të situatës në veri, duke thënë se Kurti po dëshiron konflikt.