Bashkia e Korçës, në vijim të traditës tashmë shumë vjeçare do të organizojë edhe këtë vit festën e Birrës. Ajo fton të gjithë dashamirësit e birrës, por më shumë dashamirësit e shpirtit të festës te jenë në Korçë në 17-21 gusht.

Ështe Festa e Birres, festa qe kulmon verën dhe që vjen madheshtore në edicionin e saj të 16-te në qytetin e Korçës.

Për here te pare ne Shqiperi, te shtune, 20 gusht, do te jete ne nje koncert madheshtor në Korçë, ne skenën e festës se birrës këngetari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur ne Greqi.

Emrat më te njohur te muzikes shqiptare Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family etj do të jenë pjese e 5 koncerteve madheshtore qe do te mbahen ne skenen e festes prane Terminalit te Autobuseve.

Per here te pare ne Festen e Birrës kete vit mijera vizitore nga brenda e jashte Shqiperise do te kene mundesine te rezervojne vendin e tyre ne feste ne nje zone te dedikuar pozicionuar perballe skenes me sherbim te vecante.
Per te gjithe ata qe nuk duan te rezervojne nje tavoline paraprakisht, hyrja do te jete e lire ne hapesirat e tjera me tavolina ne feste.
Ka filluar tashme shitja e biletave te koncertit te kengetarit grek Kostntinos Argiros ne cdo pike easypay kudo ne Shqiperi ose on line ne faqen zyrtare te festes www.festaebirres.com
Te gjitha koncertet e tjera jane falas.