Milani dhe Interi raportohet se janë klubet që i shtohen listës së skuadrave që refuzuan Cristiano Ronaldon këtë verë. Corriere dello Sports ka dhënë disa detale se si agjenti i yllit të Manchester United, Jorge Mendes kishte kontaktuar me dy klubet e Milanit në fund të qershor dhe fillim të korrikut për të mësuar interesin e tyre për klientin e tij, i cili dëshiron të largohet nga veriperëndimi i Anglisë këtë verë.

Ronlaldo do të ishte i lumtur të kalojë në ndonjërin prej këtyre klubeve për shkak të historisë së tyre dhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por edhe për atë se ai e dëshiron këtë qytetEdhe Interi edhe Milani e kanë refuzuar menjëherë këtë ide. Të dy skuadrat nuk kanë interes të paguajnë pagën jashtëzakonisht të lartë të Ronaldos që është 24 milionë euro në sezon, madje as lehtësirat tatimore nuk do ju ndihmonin atyre.

Kjo për shkak se ylli portugez u largua në gusht të vitit të kaluar pa marrë nënshtetësinë italiane, kështu që asnjë klub i Serie A nuk do të mund të përfitonte nga ky ligj, që do të thotë se ata do të duhej ta paguanin atë 45 milionë euro bruto në vit. Një numër i klubeve të tjera në Europë po ashtu besohet se e kanë refuzuar Ronaldon këtë verë, përfshirë Bayern Munichun, Chelsean, Paris Saint-Germainin, Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Ronaldo raportohet se tani shpreson të rikthehet në Sporting Lisbon, edhe për shkak të historisë së tij me këtë klub dhe mundësinë që me të te luajë në Ligën e Kampionëve. Lëvizja nënkupton se duhet të bëhet edhe me ndihmën e Manchester Uniteed pë pagën e tij, pasi që klubi portugez nuk mund ta sigurojë një pagë të tillë.