Rastet pozitivë me COVID janë rritur sërish në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 712 persona, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë ka kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 712 qytetarë, në këto bashki:
237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.
Gjithsej janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Viktimat janë një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç. Janë shëruar 551 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 315,542 që nga fillimi i epidemisë.