Gjurmimi, kontrolli dhe formalizimi i produkteve ushqimore janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Që prej 15 tetorit 2021 kontrollet zyrtare në tregjet e kafshëve të gjalla janë detyrë funksionale e Shërbimit Veterinar të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Duke marrë në mbikqyrje e kontroll edhe thertoret, mbyllja e ciklit të prodhimit shtazor garanton kontrollin shëndetësor dhe mirëqënies së kafshëve nga lindja deri në produkt konsumi, si dhe mundëson informacionin në kohë mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ky ndryshim në zinxhirin e kontrollit është i rëndësishëm sepse jo vetëm rrit formalizimin e tregtimit të kafshëve dhe mishit por gjithashtu garanton konsumatorët final në dyqane se produkti që konsumojnë është i kontrolluar sipas origjinës, shëndetit të kafshës si dhe respektimit të parametrave veterinarë.
Është e rëndësishme që konsumatorët ti drejtohen pikave të tregëtimit dhe thertoreve të licensuara, për një produkt të sigurtë, në mbrojtje të shëndetit të tyre. Informacionin lidhur me vendodhjen dhe shërbimet e këtyre thertoreve mund të gjendet lehtësisht në faqen e Ministrisë së Bujqësisë (https://bujqesia.gov.al/harta-thertore/ ). Çdo ditë veterinerët e Drejtorive Rajonale monitorojnë tregjet e kafshëve të gjalla në rang kombëtar, për të krijuar një rrjet informacioni blegtoral dhe veterinar, me të gjitha kafshët që futen dhe dalin nga tregu. Bazuar në të dhënat e këtyre insistucioneve, për periudhën janar 2022 – qershor 2022, në tregje janë pranuar në total 𝟰𝟲𝟴𝟬 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 dhe janë lëshuar 𝟰𝟴𝟵𝟭 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞. Veterinerët zyrtarë nuk lejojnë në asnjë rast futjen e kafshëve të pa matrikulluara dhe pa certifikatë lëvizje në tregje. Ky proces është në funksion të gjurmueshmërisë dhe lëvizshmërisë së kafshëve të gjalla dhe garantimit të sigurisë ushqimore.