165 delet për të cilat Skënder Shuli nga Gramshi kujdesej çdo ditë janë goditur nga rrufeja pasditen e sotme.
Kafshët e ngordhura të gjitha njehërësh kanë dëshpëruar çobanin që fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Skënder Shuli, me lot në sy thotë se ka parë në pak momente se si gjithçka me të cilën jetonte familja e tij nuk ekziston më.
Ai ka bërë apel për ndihmë tashmë nga qeveria, pasi thotë se familja e tij prej 6 anëtarësh jetonte vetëm me gjedhët.
“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, thotë ai.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pas një stuhie shiu që mbuloi qendrën administrative Kukur.