Ish-emisari i SHBA në Kosovë, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së ditës së diel në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ku u ndaluan tre shtetas, dy rusë dhe një urkainase të cilët dyshohet se janë agjentë të FSB-së.
Përmes një reagimi në twitter Grenell shkruan: “Mos e kruani me ushtrinë shqiptare”.
Rusët në Uzinën e Armëve në Gramsh, Richard Grenell:
Çfarë ndodhi në Uzinën e Gramshit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes?
Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.
Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.