Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi planin e opozitës për tu përballur me kryeministrin Rama.
Këtë të premte, gjatë konferencës të përjavshme me gazetarët, Berisha theksoi se skenari i vetëm është protesta dhe në rast nevoje do të ketë mosbindje civile.
“Edi Rama po zbraz digat në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve që tani koston e energjisë e kam 390 lekë dhe unë do të rrisë çmimin. Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.
Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi.