Kancelari gjerman Olaf Scholz thotw se zgjidhja e luftës në Ukrainë nuk është dorëzimi i Kievit dhe se negociatat do të jenë të mundshme vetëm kur Moska të heqë dorë nga planet e saj “pushtuese”, gjë që ende nuk ka ndodhur.

“Ne nuk do të pranojmë një paqe që është imponuar dhe që as qeveria, parlamenti dhe populli ukrainas nuk mund ta pranojnë”, tha ai gjatë një takimi me qytetarët me rastin e ditës së hapur të Kancelarisë në Berlin.