Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përshëndeti ruajtjen e titullit kampion bote për pesha të rënda të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, i cili mposhti mbrëmjen e djeshme me pikë Anthony Joshuan.

Presidenti Zelensky uroi bashkombasin e tij përmes një postimi në Tëitter, fitoren e të cilit e cilësoi të vështirë por tepër të rëndësishme.

“Fitorja e vështirë, por kaq e rëndësishme dhe e nevojshme!”.

“Mbrojtja e titullit të kampionit të botës është një simbol që të gjithë ata që janë të llojit kozak (persona të lirë) nuk do të heqin dorë nga të tyret, do të luftojnë për të dhe do të fitojnë patjetër!”.

35-vjeçari ukrainas mbajti rripat e tij WBA, WBO dhe IBF gjashtë muaj pasi shërbeu në ushtrinë ukrainase si pjesë e mbrojtjes së vendit kundër pushtimit rus.