Partia e Sali Berishës ka denoncuar këtë të martë sërish, atë që cilësohet si afera e inceneratorëve.
Dhe për ta bërë këtë, ka nxjerrë në një deklaratë në mes të rrugës, dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Përveç anës qesharake të këtij personazhi, që del në konferencë live në të gjitha televizionet për të denoncuar një skandal me kapele kashte në kokë, prania e tij rrëzon dhe bën ta pabesueshme çdo kauzë të opozitës.
Kjo, pasi ai është një ndër njerëzit që akuzohet si i përfshirë në disa afera të rënda korrupsioni, duke përdorur pushtetin e vjehrrit të tij Sali Berisha, në kohën që ky i fundit ishte kryeministër.
Kujtojmë këtu aferën e madhe me vjedhjen e kompleksit të klubit të Partizanit, ku Malltezi ka ndërtuar disa pallate.
Tani se pse Saliu nxjerr për të denoncuar korrupsionin e kësaj qeverie, një kampion të korrupsionit, këtë vetëm ai e di.
Por imagjinoni se çfarë efekti jep tek njerëzit kur shohin në TV Jamarbër Malltezin, të dalë e të denoncojë korrupsionin, dhe çfarë dëmi të madh i bën imazhit të opozitës, e cila pak e degraduar është me faktin që kë në krye të saj dy personazhe si Sali Berisha e Ilir Meta, por tani duhet të mbajë edhe barrën e njeriut me kapele kashte!
Se jo për gjë, por është sit ë thërrasë hajduti, kapeni hajdutin.