Një influencuese e të varfërve dhe humoriste greke e njohur gjerësisht në rrjetet sociale si Super Kiki, por me emrin e vërtetë Kiki Litsaki, ka dhënë një intervistë për mediat greke, ndërsa ka rrëfyer historinë e shoqërimit me një shqiptar i cili e ktheu në hajdute.
Ngjarja ka ndodhur kur grekja ka qenë e mitur. Në intervistën për “Konilo Talks”, Super Kiki ka zbuluar momente nga koha e kaluar në burg dhe ka përshkruar me detaje vjedhjet që ka bërë, ndërsa ka përmendur se një shqiptar e ka bërë të vjedhë një kioskë.
Ajo thotë se ishte vetëm 11 vjeçe, merrte revista me dhurata por nuk prekte kasën, por më pas shqiptari i kërkoi me këmbëngulje paratë.
“Më kapi nga këmbët, më tundi derisa ranë paratë dhe gjeti diçka që kisha fshehur. Fillova të vrapoja me shpejtësi nëpër rrugët e ngushta. Ai po bërtiste. Pas shumë e shumë vitesh isha në Metagogon dhe e pashë. U gëzova që pashë dikë të njohur, por ai as që më përshëndeti, po kujtonte gjithçka që ndodhi”, tha Super Kiki.