Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali ka akuzuar Bashkinë se nuk po menaxhon situatën e zjarreve në Shkodër dhe se ajo qëllimisht po lejon që të vazhdojnë duke mos i ardhur në ndihmë qytetarëve.
“Shkodra ka në këto momente disa vatra aktive dhe këtë herë vështirë që të dalin pa dëme materiale por Bashkia sigurisht e ka mendjen tek furgonat që duhen mbushur për mitingun. Ska non grata që ju mban me këtë mungesë vëmendje ndaj situatës së zjarreve!
Kjo është zgjedhje për të lejuar dëmet me shpresën që revolta të vijojë. Është cu i madh e i vogël me ba punë që si kemi tagër as kemi eksperiencë, me kërku ndihmë nga të katër anët sepse qëllimisht po lejohet situata të vijojë. Po merremi sepse njerëzit janë të parët pavarësisht se ndokujt i intereson skenari fatkeq i provokuar nga dora e ndonjë tifozi nongrata me shpirt kallkani!
Vija e parë e frontit të zjarrëfikësve janë në terren dhe i përulem me mirënjohje për çfarë po bëjnë por mungesa e koordinimit lart është e pafalshme! Qytetarët nga taksat e të cilëve paguheni do tju mallkojnë, nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja!!!”, shkruan Ministrja Bilali në reagimin e saj në Facebook.