Ministrja per Punet e Jashtme dhe Europen, ka reaguar pas ngjarjeve te fundit ne Kosove. Ajo thekson se ”Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA🇺🇸& BE🇪🇺 është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovë.”.
Reagim i MEPJ Xhaçka në twitter për situatën në Kosovë:
Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA🇺🇸& BE🇪🇺 është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës 🇽🇰.