Skema e kreditimit të lehtësuar përmes programit të subvencionimit të interesave, po adreson nevojën për strehim.
Deri në fund të vitit 2021 janë rreth 4 mijë familje që kanë përfituar subvencionimin e interesave të kredisë sipas kategorive që parashikon ligji i strehimit, me fokus të veçantë tek të rinjtë.
Ndërkohë, në planin buxhetor afatmesëm për periudhën 2023-2025 pritet të mbështeten edhe 3200 familje të pastreha përmes skemës së kredive të subvencionuara.
Mbështetja financiare për këtë qëllim parashikohet që deri në vitin 2025 të shkojë 3.1 miliardë lekë nga 1.7 miliardë lekë që është aktualisht.
Përmes marrëveshjeve që bën me bankat tregtare, qeveria subvencionon normën e interesit duke u ofruar mundësinë familjeve përfituese që marrin kredi të përballueshme dhe fikse.