SPAK pritet që ne shtator të përfundojë hetimet për disa dosje të rëndësishme, përfshirë kontratën e sterilizimit për të cilën është pyetur edhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
ReportTV mëson se hetimet po vijojnë edhe për dosjen gërdeci ku pritet të pyetet edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë i dha miratimin SPAK-ut për kërkesën e rihetimit të dosjes Gërdeci.
Ndërkohë, në shtator SPAK kompletohet pasi 60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që tashmë janë emëruar dhe janë në funksion të plotë. Nga 22 qe ishin janë emëruar edhe 38 të grupit të dytë./Shqiptarja.com