Ndërsa Europa duket se po e sposton shikimin nga lindja, Mbrojtja italiane rilançon strategjinë e re për Mesdheun, duke theksuar edhe një herë akoma se cila është zona me interes strategjik prioritar për Romën. Objektivi është të merret një rol më i rëndësishëm në këtë kuadrant dhe të promovojë një vlerësim më të madh brenda organizatave ndërkombëtare referuese. Për t’i arritur këto objektiva, Italia duhet të kapitalizojë operacionet ushtarake tashmë në zhvillim dhe të ruajë një aftësi ndërhyrëse që i mundëson të parandalojë situata paqëdnrueshmërie në zonë, por instrumenti ushtarak italian vuan nga probleme të vështira që i shpëtojnë shumë vëzhguesve dhe që nuk duken të zgjidhshëm në periudhë afatshkurtër.
Pak javë më parë, ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini ka paraqitur tri direktiva ministrore që fiksojnë prioritetet e dikasterit për 3 vjeçarin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Direktivën e Politikës Ushtarake Kombëtare, e Aktit të Drejtimit për Fillimin e Ciklit të Interguar të Programimit Strategjik dhe Formimin e Bilancit të Parashikimit dhe të Strategjisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes për Mesdheun. Ndërsa të dy dokumentet e para, bashkë me Direktivën e Përgjithshme mbi Aktivitetin Administrativ dhe mbi Menaxhimin për Ushtrimin Financiar, futen midis direktivave që ministri i Mbrojtjes zakonisht paraqet në kuadër të procesit të Ciklit të Planifikimit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Strategjisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes për Mesdheun përfaqëson një azhurnim të një dokumenti ekzistues, Strategjisë së Mbrojtjes për Mesdheun. Duke qenë një akt i miratuar nga Ministria e Mbrojtjes, Strategjia furnizon linjat drejtuese politiko – ushtarake, pa paracaktuar asnjë objektiv specifikisht ushtarak. Identifikimi i këtyre i jepet në nivel strategjiko – ushtarak shefit të Shtatmadhorisë së Mbrojtjes. Botimi i dokumentit nuk vjen papritur: ministri Guerini e kishte njoftuar tashmë nisjen e një procesi rishikimi të Strategjisë së Mbrojtjes për Mesdheun me rastin e prezantimit të linjave programatike të mandatit të tij të dytë.
Duhet saktësuar se kur Mbrojtja italiane flet për Mesdhe, ajo i referohet një zone shumë më të gjerë se ajo që përfshin vendet e lagura nga ky det. Një zonë e tillë, që ministria i përkufizon tradicionalisht “Mesdheu i Zgjeruar”, shkon nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Arabik deri në Gjirin e Guinesë, duke përshkuar të gjithë rripin e sub – Saharasë nëpërmjet Sahelit deri në Gjirin e Guinesë. Kjo zonë prej disa vitesh është përcaktuar si zonë me interes strategjik kryesor për Romën. Në këtë kuadrant, Roma duhet të mbrojë interesa kombëtare me rëndësi ekstreme. Parasëgjithash, sepse Mesdheu përfaqëson një prej rrugëve të kalimit kryesore të fluksit të mallrave botërore, me 20% të trafikut detar që kalon nëpër këto ujëra. Pastaj, Mesdheu është themelor për Italinë pasi vendo jonë imporon nga vendet e pranishme në këtë zonë një pjesë të madhe të nevojës energjitike të saj – sidomos nga Iraku dhe Algjeria. Nga Mesdheu vijnë edhe sfidat më të mëdha për sigurinë kombëtare të Italisë. Sot ky kuadrant karakterizohet nga prania e situatave të shumta jostabiliteti të përhapur, si lufta e zgjatur që prek Libinë prej vitesh, fenomeni i piraterisë në Gjirin e Guinesë, paqëndrueshmëria jemenase dhe refleksionet e saj ndaj Bab El Mandeb, vetëm për të cituar disa. Për më tepër, gjatë viteve të fundit, siç pohohet nga ministria gjatë prezantimit të Linjave Programatike, “Mesdheu i sotëm nuk është më i njëjti”, motiv për të cilin përshtatja e Strategjisë së Mbrojtjes për Mesdheun ështe një kalim i nevojshëm dhe jo i shtyshëm. Elementi kryesor i risisë konsiston në veprimin gjithnjë e më kërcënues të disa fuqive të mëdha, si Rusia dhe Kina, gjithnjë e më shumë të pranishme në Afrikë, por edhe i fuqive me kalibër më të ulët, si Turqia, jo e përmendur në mënyrë eksplicite. Ato përdorin taktika që futen në kategorinë e së ashtuquajturës “luftë hibride”, duke ju mundësuar këtyre aktorëve të veprojnë në një lloj zone të hirtë, që u lejon t’i çojnë rivalitetet në limitet e përplasjes së hapur, duke e tejkaluar vetëm rastësisht, duke provokuar një lloj erozioni midis kufijve të atyre që duhet të jenë siguria e brendshme dhe ajo ndërkombëtare, si edhe duke e bërë gjithnjë e më të sfumuar dallimin midis mbrojtjes dhe sigurisë. Paqëndrueshmëria e përhapur në Mesdheun e Zgjeruar vë në lëvizje një seri dinamikash jashtëzakonisht kërcënuese për Romën. Qartazi, midis kryesore fenomenti migrator, sfidë parësore për Italinë në konfrontimet e anës jugore. Kjo paqëndrueshmëri favorizon pastaj proliferimin e lëvizjeve me matricë xhihadiste, sidomos në zonën e Sahelit, dhe ushqen rrezikun e terrorizimit ndërkombëtar.

Objektivat e Romës në Mesdheun e Zgjeruar
Strategjia përcakton dy objektiva të mëdha të Mbrojtjes në Mesdheun e Zgjeruar. I pari ka të bëjë me aleancat brenda të cilave ka lëvizur tradicionalisht politika e Mbrojtjes italiane, sidomos NATO dhe Bashkimin Europian. Siç përcaktohet në mënyrë eksplicite nga ministri në hapje të dokumentit, objektivi i Romës është të promovohet një aftësi leximi e krizave që i jep vlerë Jugut dhe i jep peshë më të madhe këtij kuadranti në refleksionet strategjine si në aspektin e NATO, ashtu edhe të Bashkimit Europian. Për të promovuar vizionin kombëtar në Europë, Roma duet të vazhdojë të jap kontributin e saj në forcimin e Politikës të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët, duke promovuar në këtë mënyrë përpjekjet e Bashkimit Europian në arritjen e një autonomie strategjike më të madhe. Me fjalë të tjera, “arritja e një autonomie kombëtare më substanciale është funksionale me arritjen e një shkalle më të lartë autonomie të Bashkimit Europian”. Nëse dëshirohet të ushtrohet një peshë e rëndësishme në zgjedhjet e Bashkimit Europian në dimensionet e mbrojtjes dhe të sigurisë, kështu që Romës do t’i duhet të disponojë një instrument ushtarak i gatshëm dhe efikas.
Objektivi i dytë i vendosur nga Mbrojtja në Strategji është ai i marrjes së një roli më të rëndësishëm dhe të matur për stabilitetin e zonës. Arritja e këtij objektivi substancializohet në dy dimensione kryesore. I pari është ai bashkëpunues. Duke adoptuar një qasje sistemike që përfshin të gjitha resurset e vendit funksionale për ta mbështetur vendin në këtë ambicie, Mbrojtja do të duhet të dijë t’i shfrytëzojë më mirë iniciativat e shumta që futen në aspektin e “diplomacisë ushtarake” të nisura nga Roma në vitet e kaluara. Dimensioni i dytë brenda të cilat kristalizohet objektivi italian për ta rritur rëndësinë e saj në Mesdheun e Zgjeruar është pastërtisht operative. Roma duhet t’i shoqërojë aktivitetit të saj të diplomacisë ushtarake aftësinë e ndërhyrjes kur dhe ku është e nevojshme në prani të “anomalive” për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Që të mund ta luajë këtë funksion me efikasitet, forcat e armatosura italiane duhet të disponojnë kapacitete ushtarake të përshtatshme dhe të superioritetit informativ që i mundosj të veprojë menjëherë dhe me mjetet e duhura.
Për këtë motiv, prania e ushtarakëve italianë është e nevojshme për të siguruar prani, survejim, vigjilencë dhe shkurajim në zonat me interes. Vëmendje e veçantë do të duhet t’u kushtojet dy zonave me interesave të veçanta për Romën, domethënë Kanalin e Sicilisë, choke point kryesore e Mesdheut, dhe zonat e ndodhura në Zonën Ekonomike Ekskluzive, para pak kohe e miratuar nga parlamenti (Ligji 91/2021). Nëkëtë zona ndërhyrëse operacionet do të jenë kryesisht multidominim. Kjo nënkupton se kryerja e tyre do të kërkojë një qasje që do të duhet të kërkojë dhe pmriërosjë kuptimin dhe përdorimin e kapaciteteve të ndryshme, si ushtarake, ashtu edhe civile, për të zhvilluar njëkohësisht më shumë aksione konvergjente dhe prodhuar më shumë efekte në dimensione të ndryshme. Së fundi, dokumento përcakton se realizimi e gjithë këtyre detyrave nga ana e forcave të armatosura do të kërkojë një seri ndërhyrjesh të prirura që të “promovojnë zhvillimin teknologjik të instrumentit ushtarak”, në mungesë të të cilave ato vështirë se do të mund të ruanin kapacitete të rëndësishme për të realizuar detyrat e përcaktuara në dokument.

Pengesat për t’u tejkaluar
Siç sqarohet në dokument, Strategjia nuk synon t’i lançojë asnjë veçanti inciativës së re në Mesdheun e Zgjeruar. Ajo propozon t’i përshtatet Strategjisë së mëparshme duke i dhënë “një dimension ushtarak më të gjerë”, duke kapitalizuar operacionet tashmë në zhvillim dhe duke promovuar një qasje sistemike dhe sinergjike midis Mbrojtjes dhe dikastereve të tjera të interesuara në mënyrë të tillë që të arrijë objektivat e ravijëzuara nga ministri. Në muajt e ardhshëm, Mbrojtja do të miratojë një direktivë operative që të përkufizojë instrumentat e nevojshëm për arritjen e këtyre objektivave. Në pritje të njohjes së kërkesave të nivelit strategjiko – ushtarak – shefi i Shtamadhorisë së Mbrojtjes – është e mundur të identifikohen ato që sipas autorit janë pengesat kryesore ndaj objektivave të fiksuar në Strategji.
Mund të dallohen dy tipologji kryesore pengesash, një që përfshin ato me natyrë ekzogjene të Mbrojtjes, një tjetër ato me natyrë endogjene. Ato që i përkasin kategorisë së parë janë në thelb tre. E para është vëmendja e re e drejtuar NATO dhe Bashkimit Europian drejt anës lindore të Europës, e shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO ka njoftuar tashmë dislokimin e 4 battlegroup të reja në anën lindore, duke konfirmuar rëndësinë e re të këtij fronti. Nëse Italia ka pasur vështirësi në vitet e fundit të promovojë rëndësinë e anës jugore në gjirin e të dyja këtyre organizatave, sidomos në NATO, ngjarjet e fundit në Ukrainë e bëjnë përpjekjen e Romës akoma edhe më të vështirë. Por ndërkaq nëse nga njëra anë lufta e tërheq vëmendjen e NATO dhe të shumë vendeve europiane, nga ana tjetër ajo po ka një impakt të fortë negativ mbi stabilitetin e këtyre zonave, sidomos për shkak të reperkusioneve mbi tregëtinë botërore e mungesës së tarifave të mjaftueshme ushqimore. Lufta u ka bërë të qartë shumë vendeve të kontinentit nevojën e diversifikimit të burimeve të tyre të furnizimit energjitik, gjë që mund të çojë në tensione të reja në Mesdhe, sidomos në basenin levantin. Pengesa e dytë përfaqësohet nga vështirësitë që ngadalësojnë rrugëtimin e Bashkimit Europian drejt një autonomie më të madhe strategjike. Këto konsistojnë sidomos në divergjencën e perceptimit të kërcënimeve të vendeve europiane dhe në deficitet ushtarake e forcave të armatosura të tyre. Për të siguruar një kapacitet ndërhyrjeje të përshtatshëm, Roma ka nevojë për mbështetjen e vendeve të tjera europiane. Në vitet e fundit, paaftësia e këtyre vendeve në kryerjen e operacioneve ushtarake në Afrikë, edhe me dimensione të reduktuara, është bërë e qartë. Një shembull i qartë është pasur në luftën libiane të 2011, kur europianët, në veçanti francezët, kuptuan se pa ndihmën e aseteve amerikane nuk do të mund ta vazhdonin fushatën në Libi. Një shembull i dytë është më i vonshëm dhe është operacioni “Barkhane” në Mali. Në këtë mision Parisi ka hasur vështirësi në mbështetjen e vetme përpjekjen loigjistike dhe operative të nevojshme për t’i garantuar stabilitetin dhe sigurinë e Malit. Në vitet e fundit Franca ka invokuar në shumë seri përdorimin e forcave europiane, duke kërkuar sidomos asete helikopterike. Task Force Takuba, e krijuar më 2020, lindte pikërisht për t’u furnizuar mbështetje aseteve franceze në Mali. Pengesa e tretë përfaqësohet nga aktiviteti gjithnjë e më i qartë i aktorëve të rinj, që sidomos në Afrikë, po merr një rol tejet të rëndësishëm. Në këtë rast, referimi është sidomos ndaj aksionit të Rusisë, gjithnjë e më aktive në Mali, dhe të Turqisë, që tashmë ka përcaktuar një zonë të qëndrueshme influence mbi Tripolitaninë, ku Roma vlen tashmë gjithnjë e më pak. Aksioni i ushtruar nga këta aktorë është i rrezikshëm, sepse mbështetet në pjesën më të madhe mbi përdorimin e të ashtuquajturave proxy, domethënë forca jo formalisht të varura nga këto dy vende.
Tipologjia e dytë e pengesave është me karakter endogjen. Bëhet fjalë në këtë rast për gjithë ato probleme që i pengojnë forcat e armatosura italiane të zhvillojnë detyrat e përcaktuara në Strategji. Në listimin e masave që forcat e armatosura do të duhej të adoptojnë për ta konkretizuar sa paraqitet në dokument, Strategjia propozon të “promovojë zhvillimin teknologjik të instrumentit ushtarak… me qëllim që Mbrojtja të ruajë aftësi të rëndësishme dhe të shërbejë si tërheqës për sektorin prodhues kombëtar”. Duke gjykuar nga bilancet e fundit të Mbrojtjes, përpjekja e Ministrisë në këtë kuptim duket se është në linjë me çka deklarohet në këtë pikë, duke qenë se gjatë viteve të fundit shpenzimet për investime janë rritur ndjeshëm. Dokumenti Programatik Shumëvjeçar 2021 – 2023 evidenton sesi krahasuar me 2020, në 2021 zëri “investim” është rritur me rreth 40%. Megjithatë, me qëllim që Roma të mund të ruajë kapacitetet e nevojshme ushtarake si në dimensionin bashkëpunues – stërvitje dhe asistim të forcave lokale – ashtu edhe në dimensionin operativ – aftësi ndërhyrëse – forcat e armatosura italiane duhet të zgjidhin akoma probleme të rëndësishme që promovimi i zhvillimit teknologjik nuk duket në gjendje t’i zgjidhë.Këto janë të sintetizueshme në tri pika. E para lështë mangësia e fondeve, sidomos për ushtrinë. Siç deklarohet në Dokumentin Porgramatik Shumëvjeçar 2020 – 2022, “sektori ushtrues i funksionit mbrojtës përfaqëson një prej kritikave kryesore të bilancit të dikasterit”. Për shembull, në 2021, fondet për ushtrimin e ushtrisë italiane kanë qenë të barabrata me 6% të totalit të buxhetit të kushtuar forcës së armatosur, një përqindje jashtëzakonisht e ulët, që arrin të kompensohet vetëm falë fondeve të vëna në dispozicion nga dikastere të tjera për financimin e impenjimeve në atdhe dhe jashtë tij (rreth 410 milion shtesë). Shiofra e vënë në dispozicion për impenjimet në atdhe, për më tepër – e barabartë me 58 milion – është e drejtuar të financojë operacionin “Rrugë të Sigurta”, domethënë një operacion mbështetës ndaj forcave të policisë që pengon stërvitjen e specializuar të ushtarakëve. Kjo mungesë është jashtëzakonisht e rëndë, pasi pa fonde për ushtrinë forcat e armatosura nuk mund të strëviten dhe nuk mund të stërvisin – mjetet nuk mund t’i nënshtrohen mirëmbajtjes dhe ushtarakët humbasin aftësinë e pëdrorimit të pajisjeve të tyre. Rritja e nivelit teknologjik për më tepër bën që mjetet dhe sistemet e armës në dispozicion të forcave të armatosura janë gjithnjë e më komplekse, domethënë nevojtarë të mirëmbajtjeve më të gjata e më të kushtueshme dhe të personelit më të specializuar.
Problemi i dytë që forcat e armatosura duhet të zgjidhin është mosha e personelit. Në vitin 2020, mosha mesatare e ushtrisë, forcës së armatosur që duke parë përpjekjen psikofizike të kërkuar, duhet të jetë më e reja, ishte e barabartë me 38 vjeç, në rritje konstante. Kjo e dhënë është shumë e rëndë, pasi personeli i moshuar ka vështirësi të mbështesë kushtet psiko – fizike ekstreme që paraqiten në operacione. Veç kësaj, ushtarakët e kësaj moshe kanë përgjithësisht fëmijë dhe prindër në ngarkim, kështu që janë më të vështirë për t’u rreshtuar në operacione, sidomos nëse janë afatgjatë.
Problemi i tretë është hiperaktivizmi i instrumentit ushtarak italian, edhe një herë akoma, sidomos i Ushtrisë. Në 2019, gjenerali Farina, atëbotë Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, ka deklaruar në parlament se thelbësisht i gjithë komponentes operative të ushtrisë italiane përdorej në mënyra të ndryshme: përballë një numri të disponueshëm të barabartë me rreth 40000 – 45000 njësi – 11 brigada me nga 4500 – 5000 njerëz, siç është deklaruar nga gjenerali Di Stasio në parlament – rreth 22000 njerëz u qenë kushtuar Rrugëve të Sigurta. Më pas ka shtuar se “duke konsideruar se përdorimi i mbi 3300 ushtarakëve jashtë vendit në operacione kërkon një basen të krijuar prej të paktën 10000 njësishë dhe po aq përdoren për impenjimet e marra në kuadër ndërkombëtar për të përballuar situata të paparashikueshme emergjence në standby, deduktohet se numri i forcave efektive të ushtrisë mesatarisht të përdorura afrohet me thuajse totalitetin e komponentes operative”. Me një personel kaq të moshuar dhe kaq pak fonde për stërvitje, përdorimi i njerëzve në operacione me një frekuencë kaq të lartë ndikon mbi cilësinë e strvitjes dhe ul nivelin e motivimit dhe kënaqësisë së personelit, me pasoja negative për efikasitetin e instrumentit ushtarak.
Strategjia për Mesdheun është një mesazh pozitiv për Romën. Mbrojtja ka (ri)vënë të zezë në të bardhë prioritetet strategjike të saj, në një periudhë ku duket se nuk flitet për gjë tjetër përveçse Ukrainën. Edhe një herë akoma, ajo sinjalizon centralitetin e këtij kuadranti strategjik për Italinë. Një centralitet që në muajt e kaluar është ritheksuar shumë herë, edhe tani që lufta në Ukrainë e sposton shikimin e europianëve në lindje. Është një kalim i rëndësishëm, që sinjalizon synimin e fortë nga ana e dikasterit për ta përdorur instrumentin ushtarak kryesisht në shërbim të interesit kombëtar, por për ta implementuar këtë strategji Mbrojtja duhet të tejkalojë shumë pengesa, të natyrës ekzogjene dhe endogjene. Më të rëndëat kanë të bëjnë me forcat e armatosura të Romës: ato janë të prekura nga probleme të rënda që ia minojnë efikasitetin. Bëhet fjalë për probleme të rëndësishme, që për më tepër shpesh u shpëtojnë shumë vëzhguesve, të cilët shumë shpesh përqëndrohen mbi faktorë materialë, si niveli teknologjik i pajimeve dhe harrojnë komponenten themelore e instrumentit ushtarak, domethënë atë njerëzore. Për t’i zgjidhur këto probleme kërkohet të përhapen dije e çështjeve ushtarake, si në klasën politike, ashtu edhe në shoqëri, në mënyrë të tillë sa mund të nishin një debat serioz dhe kompetent mbi forcat tona të armatosura, me qëllimin final të dhënies së tyre efikasitetin për të cilën kanë nevojë që të mund të zhvillojnë detyrat e tyre institucionale parësore.