Gjatë ceremonisë së nderimit të Luiza Gegës pas shpalljes si kampione e Europës në atletikë, në Kryeministri ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.
Gjermania pati edhe takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, ku përmes një postimi në Twitter, tha se me shembullin e Gegës, shqiptarët mund të arrijnë në Europë me punë të palodhur.
“Kënaqësi të takoja Kryeministrin Edi Rama për diskutimin tonë të parë rreth fazës së re e të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. BE do të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi. E nderuar që pata mundësinë të takoj gjithashtu kampionen e Evropës Luiza Gega gjatë ceremonisë në nder të saj. Një shembull i shkëlqyer i asaj që shqiptarët mund të arrijnë në Evropë me përkushtim dhe punë të palodhur”.