Ukraina njoftoi se të paktën 25 persona kanë vdekur nga sulmi rus me raketa në një stacion treni në Çapline, Ditën e Pavarësisë së vendit dhe kur u bënë gjashtë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës
Pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor Çapline humbën jetën pasi automjeti i tyre u përfshi nga flakët prej shpërthimit të raketave. Dy djem të moshës 6 dhe 11 vjeç u vranë gjithashtu gjatë sulmit rus.
Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, i bëri të ditura shifrat e përditësuara të viktimave nga sulmi i së mërkurës.
“Gjithsej 31 persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.
Disa orë para sulmit në stacionin e trenit, Rusia tha se po bënte më të mirën për të kursyer civilët, por sulmi rezultoi tragjik.
Ndërkohë, tre persona u vranë në rajonin lindor të Donjeckut të mërkurën dhe një tjetër u plagos, shkroi në Telegram guvernatori Pavlo Kyrylenko. Nikopol, një qytet përtej lumit nga centrali bërthamor i Zaporizhias, u bombarda nga rusët gjatë natës, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.