Moti i kthjellët do të mbizotërojë në vendin tonë këtë të mërkurë, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.

Pas mesditës, pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe të shfaqen pjesërisht në zonën e ulët të Shqipërisë.
Sipas Metaoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.