Gentian Muça ka qenë për vite të tëra një nga më të mirët te Tirana. 35 vjeçari është emëruar sot si trajner i skuadrës U21, me lajmin që është publikuar nga bardheblutë.
“KF Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Gentian Muça. Ish-kapiteni i bardhebluve do të marrë drejtimin e ekipit U-21.
Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe shumë i dashur i tifozerisë më të madhe, Muça kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së strukturave të klubit duke filluar nga data 3 Gusht në procesin e seleksionimit të të rinjve” – shkruan klubi. Muça do synojë që të krijojë një grup shumë të fortë për të ardhmen, me elementët e të rinjve që janë mjaft cilësorë.