Një borxh që i kishte fqinja 34-vjeçarit Vuko Boriloviç, autorit të masakrës në Mal të Zi, ku vrau me armë 10 persona mendohet të ketë qenë shkaku që e shtyu autorin drejt kryerjes së aktit të rëndë.
Bazuar në deklaratën e një të afërmve të njërës së viktimave të sulmit, thuhet se autori nuk shkonte mirë me fqinjët dhe ka pasur konflikte.
“Të gjithë jemi ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte shkaku i kësaj masakre të tmerrshme. Nuk ishte mirë me fqinjët, i vrau, por gruaja dhe fëmijët e tij të pafajshëm”, kjo është deklarata e një të afërmi të njërës prej viktimave , raporton “Kurir”.