Numri i vizitorëve në muzetë e vendit këtë vit ka shënuar një rritje domethënëse duke arritur në rreth 90 mijë vizitorë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau statistikat e gjashtëmujorit të parë, të cilat sipas saj, janë optimiste sa i takon numrit të vizitorëve në muze.

“Krahasuar me një vit më parë, shumë më shumë vizitorë kanë shijuar pasuritë e muzeve tanë”, tha ministrja Margariti.

Fatos Klosi demaskon Sali Berishën: Ja si i zhduku dosjet nga arkiva e SHISH, ka qenë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe UDB
LEXO EDHE:
Fatos Klosi demaskon Sali Berishën: Ja si i zhduku dosjet nga arkiva e SHISH, ka qenë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe UDB
Sipas statistikave të publikuara nga ministrja, në 6-mujorin e parë të këtij viti, muzetë e vendit u vizituan nga 89 218 vizitorë. Ndërkohë për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen 31 387 vizitorë.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2020, u regjistruan 11 840 vizitorë.

Këto atraksione janë më të preferuarit gjatë kësaj periudhe për turistë e huaj pasi ata shfaqin interes për të parë nga afër objektet dhe për të mësuar më shumë rreth historisë.