Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.

Gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, shërbimet e policisë kufitare kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i identifikuar si M. M., 61 vjeç, do të vihet nën hetim në gjendje të lirë pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Për këtë arsye u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. M., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.