Detaje të reja për plagosjen e 55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se Hushi banor i këtij fshati është qëlluar me breshëri në një zonë të pyllëzuar nga një bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q.
“Po krihet zona nga policia, pasi autori i plagosjes nuk është arrestuar ende.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, për një zënkë mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit është dërguar në spital me një plagë në bark dhe paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën”, raportoi gazetari.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.