Kampionia shqiptare e Europës në garën me pengesa 3000 metra, Luiza Gega ka mbërritur në Rinas, ku është pritur me një ceremoni të organizuar në nder të saj.
‘Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson’- u shpreh ministrja e Sportit Evis Kushi.