Gjykata turke ka vendosur në arrest shtëpie këngëtaren e muzikës pop Gulsen Bayraktar Colakoglu.
Javën e kaluar ylli i popit, e njohur gjerësisht si Gulsen, u mbajt në qeli deri në pritje të gjyqit me akuzat për “nxitje ose fyerje të publikut për urrejtje dhe armiqësi” pasi ajo bëri një shaka me shkollat fetare në Turqi, sipas ‘Anadolu’.
Të hënën, gjykata penale e Stambollit e liroi Gulsen me kushtin “të mos largohej nga vendbanimi” pasi avokatët e saj apeluan arrestimin e këngëtares.
Akuzat ndaj këngëtares nuk janë hequr megjithatë dhe prokurori do të shkruajë një aktakuzë duke kërkuar nga gjyqtari që të nisë seancat.
Akuzat duket se lidhen me një video që qarkulloi në mediat sociale nga një koncert i Gulsen në prill, kur ajo bënte shaka për një nga muzikantët.
“Ai u diplomua në Imam Hatip (shkolla fetare). Nga atje vjen ana e tij perverse,” tha ajo.
Gulsen e mohoi akuzën, duke thënë se ishte një shaka dhe u kërkoi falje atyre që ofenduan nga fjalët e saj.
Pas kësaj, Gulsen ndau një mesazh në llogaritë e saj zyrtare në Tëitter dhe Instagram, duke i kërkuar falje ‘kujtdo që u ofendua’ nga shakaja dhe duke thënë se ajo ishte shtrembëruar nga ‘njerëz keqdashës që synojnë të polarizojnë vendin tonë’.
“Bëra një shaka me kolegët e mi, me të cilët kam punuar për shumë vite në biznes. Është publikuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë”, tha ajo.
Njerëz të famshëm, figura kulturore dhe fansa kanë bërë thirrje për lirimin e yllit të popit, duke përfshirë autoren britaniko-turke, fituese të çmimeve, Elif Shafak, e cila në një postim në Twitter shkroi: “Më vjen shumë keq për arrestimin e artistes @gulsen. Ajo ishte në shënjestër për mbrojtjen e guximshme. për të drejtat e grave, të drejtat LGBT+, sekularizmin, demokracinë dhe pluralizmin. Kjo është një fushatë linçimi. Nuk është as e ligjshme, as e ndërgjegjshme. Të lirohet menjëherë.”
Ylli ikonë i popit Tarkan dënoi gjithashtu arrestimin në Tëitter, duke thënë: “Kjo padrejtësi ndaj Gulsen duhet të marrë fund dhe Gulsen duhet të lirohet menjëherë”.
Gulsen ka qenë më parë në shënjestër të grupeve konservatore turke për veshjet e saj të dukshme në skenë dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ.
Vendi me shumicë myslimane është zyrtarisht laik, por shumë i polarizuar për çështjet që lidhen me fenë, të drejtat e grave dhe të drejtat LGBTQ.
Shkollat e Imam Hatipit, të cilat mësojnë studime fetare së bashku me kurrikulën turke, janë rritur në dy dekadat që Partia Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka qenë në pushtet. Shkollat njihen për trajnimin e të rinjve për t’u bërë imamë ose predikues. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndoqi shkollën, si dhe shumë anëtarë të AKP-së.