Fifi dhe Adisi janë më të dashuruar se kurrë. Çifti jo vetëm që nuk është ndarë, siç u përfol këto ditë në media, por kanë kohë që po planifikojnë dhe dasmën.
Kjo kuptohet nga postimet e Fifit në Instagram, e cila së fundmi ka përmendur dasmën e madje ka zbuluar dhe një detaj, këngëtarin që do këndojë në ditën e saj më të lumtur.
Ajo ka ndarë një postim në Instastory teksa shihet Labinot Tahiri duke performuar dhe shkruan: “Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”.
Kjo nuk është hera e parë që Fifi përmend dasmën pasi edhe pak kohë më parë ajo ishte e ftuar në një të tillë dhe ia uroi edhe vetes. “Urime! Mas juve Inshallah”, shkruante ajo.