Në përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, ambasada e Ukrainës hapi mbrëmjen e sotme ekpozitën fotografike “Kronika të pushtimit rus të Ukrainës-fillesat”.
Të pranishëm ishin përfaqësues të politikës, komuniteteve fetare dhe diplomatë.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov tha se fotografitë e ekspozuara mbajnë autorësinë e fotografit Maksim Levin që u vra nga rusët.
“Ditën e sotme jemi në këtë paraqitje ku tregohet mbi pushtimin rus.Fotografitë që do të shfaqen i përkasin Maksim Levin, një fotograf që u vra nga rusët. Trupi i tij u gjet në 1 prill në afërsi të Kievit, ishte 40 vjeç. Ishte nga gazetarët e parë që u vra nga ushtarët rus. Deri më sot kemi 37 gazetarë të vrarë. Kjo shfaqje na çon në fillimin e kësaj lufte të tmerrshme”.
Ambasadori shtoi se ky përvjetor e gjen Ukrainën në një luftë që do ta fitojë ndërsa shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë për solidaritetin me popullin e tij.
“Ukraina vijon të gjakoset dhe luftojë për lirinë e saj dhe beson padyshim në fitore. Do të doja të tregoja mirënjohjen time për Shqipërinë miqësore në këtë ditë të veçantë, dua ti shpreh mirënjohjen presidentit të Shqipërisë, atij që ishte dhe këtij që është, kryeministrit, kryetarit të parlamentit për ndihmën dhe solidaritein me qytetarët ukrainas. Një falenderim i veçantë për asistencën militare ushtarake dhe financiare që i është dhënë Ukrainës. Do të doja të tregoja mirënjohjen time për qytetarët shqiptarë, ndihmën e tyre humanitare për qytetarët e Ukrainës”.
Home Lajme Aktualitet “Ukraina beson në fitore”, ambasadori Shukrov: Mirënjohje Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën