Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i kthen përgjigje Ilir Metës, të angazhuar ditët e fundit kundër tij. Drejtuesi politik socialist i Tiranës thotë se ndërsa ai në rini të tij shiste fiq, ish presidenti shiste miqtë e tij duke i përgjuar si sigurims. Veliaj thotë në intervistën për Top Channel se Meta kërkon votat e PD dhe nuk ka asnjë interes për të mirën e Tiranes.
Me marrjen zyrtarisht të drejtimit të partisë, Ilir Meta ka nisur një sulm te ashpër kundër jush, duke ju akuzuar jo vetëm për inceneratorët por dhe betonizmin, madje dhe për cilësinë e ajrit ne Tiranë. Pse mendoni se po ju sulmon ish-presidenti?
Erion Veliaj: Pasi ka bastisur të gjithë zyrat e shtetit shqiptar, për herë të pare mbas 30 vjetësh është 3 javë pa punë dhe qartazi është një skemë që dhe ai dhe Sali Berisha bëjnë, jetojnë të dy në Gjirin e Lalzit, nuk jetojnë fare në Tiranë. Shoqëria jonë nuk është shoqëria as e fuksave të sigurimit të viteve 80, as e partisë së punës së Saliut te asaj periudhe te erret te Shqipërisë. Ai dhe Sali Berisha kane pasur çdo post ne Shqipëri, ata mund ta kishin bere Tiranen lule, por te gjykosh se si dikush del te liqeni dhe thotë Tirana e pastër dhe dola për vrap, dhe pastaj poston një foto të Kabulit do të thotë që ai sot nuk është vetëm sigurimsi Ilir Meta, ai sot është pacienti Ilir Meta dhe ai sot po sillet si taleban, pra e vetmja gjë që e bashkon me Kabulin përveç fotove që përdor për të fyer Tiranën, është sjellja prej talebani. Unë e di që sapo te jepet kjo interviste, te gjithë minionet e Ilirit dhe Saliut do me kujtojnë fiqtë po është tjetër gjë te shesësh fiqt dhe është tjetër gjë të shesësh miqtë dhe kjo është diferenca e madhe mes meje dhe Ilrit. Une kam shitur fiqtë për te mbijetuar kurse Iliri ka shitur miqtë duke i spiunuar për të bërë karrierë. Jemi dy bote te ndryshme dhe unë besoj që ne këtë beteje politike ndahen këto dy bote.
Zoti Veliaj, të gjithë e kujtojnë kohën kur marrëdhëniet mes jush dhe zotit Meta ishin të mira dhe kishte vlerësim reciprok. Çfarë ndodhi që u kris ky raport?
Erion Veliaj: Sepse mendoj që për herë ta pare Ilir Meta është pa pushtet dhe sigurisht kjo e ka çuar ne një krizë. Mendoj që gjithashtu ai ka sfide te promovoje dyqanin e ri që ka hapur, është i njëjti dyqan ne fakt, ka ndryshuar numrin e niptit pra ka ndryshuar logon po është e njëjta byrektore. Një çun pazari që urren pazarin, po pazari sot është me i mirë sesa gropa septike qe kishim përpara. Ti mund të kesh problemet e tua dhe unë jam totalisht pro që çdo gjë të hetohet me çfarë ka ndodhur me sistemin e plehrave por vetëm fakti që ajo reja veshtullore, kancerogjenë mbi Tiranë nuk është me dhe Tirana sot nuk është Kabuli i Ilir Metës dhe talebanet nuk kane me hapësira ne Tirane ku zbatohej gjithçka, kjo është një diference shume e madhe.
Ilir Meta as e ka pohuar dhe as e ka mohuar ambicien e tij për te qenë ai rivali juaj në zgjedhjet e ardhshme, a i druheni një përballje elektorale me zotin Meta?
Erion Veliaj: Unë e mirëpres por qartazi ai është me interesuar te sillet si taleban dhe te kandidoje për bashkinë e Kabulit se sa të Tiranës. Ai do të kandidojë sepse do te fitojë imunitet, ai sot s’ka parti, ai sot s’ka mbështetje, ai sot s’ka reputacion, kështu që ai do te përdori kandidimin e tij kryesisht te shqyej pjese te PD. Ka një vakum moral ka dhe një vakum idesh. Do te prodhoje një konflikt social. Vetëm përça e sundo, mbill helm. Unë nuk besoj që ka sot njerëz që vriten dhe theren për parti siç bënin me Saliun ne 97-98 apo siç bën duke vrarë njerëz ne 21 janar apo duke hedh njerëz në erë ne Gërdec, apo siç bënin me Ilir Metën që qartazi e paska pasur një deal me Saliun, si deal-i tipik i sekretari te partisë me fuksin e lagjes.