Nënkolonelja 52-vjeçare Olga ‘Kursa’ Kachura, një ukrainase që dezertoi në anën pro-ruse, u vra në një sulm nga ushtria ukrainase, teksa një raketë goditi makinën e saj në qytetin Horlivka, në rajonin e Donteskut. Ajo është një nga një nga oficeret më të fundit rusë të rangut të lartë që është vrarë në Ukrainë. 52-vjeçarja dezertoi në anën pro-ruse në vitin 2014 dhe ‘u mburr se po shijonte vrasjen e ukrainasve’. Kachura, e cila është oficerja e parë femër e Rusisë që vdiq në luftën në Ukrainë, ishte një kolonele e divizionit të artilerisë me raketa që granatonte civilët në republikën Popullore të Donetsk.

Kachura, një ukrainase që punonte në departamentin e policisë Horlivka, thuhet se dezertoi në anën pro-ruse në vitin 2014 pasi Putin nxiti një kryengritje rebele në Donbas. Ajo shpesh maskohej si një anëtare e forcave të rregullta ukrainase për të kryer krime lufte në mënyrë që t’i diskreditonte ato, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

“Kachura ishte fajtor për bombardimet e qyteteve të Donbasit dhe vdekjen e civilëve,” tha gazetari ukrainas Denis Kazanskyi.

Në Ukrainë, ajo u dënua me 12 vjet burg në mungesë.