Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa duket se pas festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri.
Vetëm 10 ditë para se festivali i krijuar nga babai i saj Dukagjin Lipa dhe vetë Dua të çelë siparin edhe në Tiranë, këngëtarja po shijon bregdetin e Jugut të vendit.
Në Instagram Dua ka ndarë disa fotografi me fansat përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri.
“Vajza shqiptare në Shqipëri”, është mbishkrimi që këngëtarja i bashkëngjit fotove, ku duhet theksuar se duket tepër simpatike.