Shtatë blloqe banimi në Tiranë do të transformohen në funksion të të rinjve, përmes një projekti bashkëpunimi mes studentëve të arkitekturës me ekspertë nga studiot më në zë të arkitekturës bashkëkohore sot në botë. Lagjet e reja, të cilat do të rikualifikohen janë: blloku ‘Vasil Shanto’, zona informale në Kombinat, Qyteti Studenti, Unaza, 5 Maji, Don Bosko dhe blloku ‘Porcelani’.
Projektet u prezantuan në ëorkshop-in “Designing Together”, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj vuri theksin në faktin se Tirana është një qytet i destinuar të rritet demografikisht, ndaj sfida e kryeqytetit është që t’i përgjigjet kësaj rritjeje edhe në infrastrukturë.
“Për të gjithë ata njerëz që thonë “jo në bahçen time”, duhet t’u bëjmë disa pyetje sepse s’mund të jem i vetmi që luftoj për të mbrojtur atë që, në fakt, është gjëja më e lehtë për t’u mbrojtur: destinin e qytetit për t’u rritur. Ndaj pyetja ime e parë është: A është vërtet Tirana vetëm ‘baçja jote’ apo është edhe bahçja e dikujt tjetër, i cili gjithashtu ka të drejtë të zhvillohet? Dhe pyetja e dytë është: Çfarë do të bëjmë? Qyteti do të rritet dhe kjo nuk diskutohet sepse në Tiranë vijnë çdo vit 32 mijë vetë. Shumë njerëz thonë se duan të vijnë në Tiranë sepse ky është qyteti ku ndodhin gjërat, ka teatër, ka opera, ka edhe sport, ka palestra të hapura, ka edhe një shesh të madh, ku ndodhin koncerte. Për të gjitha këto arsye, Tirana rritet pa na pyetur fare, ndaj një pyetje tjetër është: Çfarë rritje do të kemi?”, tha Veliaj.
Ai nënvizoi se Tirana mund ta zhvillohetdrejt serave të Baldushkut, apo të shtrihet drejti lumit Erzen ose të shkojmë deri te Kalaja e Petrelës, e mandej përtej Paskuqanit, por edhe këtu duhet bërë një pyetje: “A është kjo një zgjidhje e qëndrueshme? Apo ndoshta ia vlen të marrim pak më shumë ajër në lartësi, kur vjen puna për hotelet me 5 yje, për zyrat e fin-tech apo për shumë prej kompanive që janë zhvendosur në Tiranë, për të përdorur aksin e Bulevardit dhe Lanës për të fokusuar aty përqendrimin e madh të ndërtesave të larta, dhe për t’u siguruar që prekin sa më pak ose aspak tokë bujqësore. Kjo është sfida për kolegët e urbanistikës”, vijoi ai.
Veliaj tha se Tirana sot qyteti i dytë në Europë me rritjen më të madhe të turizmit. “Sipas statistikave tyë Organizatës Botërore të Turizmit, Tirana sot është në vendin e dytë, pas Antalias, me rritjen më të madhe të turizmit. Pas Tiranës vjen Mikonos. Por, nuk ishte kështu kur në Tiranë secili ndërtonte kudo. Në vitin 2015, vlera e pronës në Tiranë kishte mbetur në vend. Sot jetojmë në qytet ku vetëm nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”, prona aty është rritur 3 herë më shumë, pra 300%. Ndërkohë, mesatarisht në Tiranë prona është rritur me 12-15%”, tha kreu i Bashkisë.
Arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri u ndal në politikat e gjelbra të Tiranës, si Pylli Orbital apo hapësirat e gjelbra publike, të cilat – tha ai – janë një sfidë e kohës ku jetojmë me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Arkitektët si Stefano Boeri, Paolo Vimercati, Andrea Zanderigo, apo Giovanni Polazzi për dy muaj me radhë do të punojnë së bashku me studentët e arkitekturës për të konceptuar hapësirat publike mes lagjeve të Tiranës.