Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli është përjashtuar nga aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bordi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka dhënë sot një vendim unanim, me sportisten që rezultoi pozitiv me doping pas fitimit të Kampionatit Europian në 29 maj në Tiranë.
Deri në përgjigjen e testit të dytë, Veli është përjashtuar ndërsa ka ngrirë edhe shpërblimi për të në shumën 72 milionë lekë të vjetër.
Deri në datën tetë shtator kur del testi i dytë, peshëngritja shqiptare do jetë në ankth.
Kujtojmë se Veli fitoi tre medalje, 2 ari dhe një argjëndi në aktivitetin e fundit europian.
Në rast se gjithçka konfirmohet në testin B, Veli do duhet të kthejë medaljet. Veli rrezikon të mbyllë përfundimisht karrierën pas testimit me doping.