Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me investimin në rrugën Kardhiq-Delvinë. Kësaj here, kreu i qeverisë ka vendosur qytetarët të cilët shprehen se rruga e re u ka zgjidhur shumë punë.
“Shumë e mirë si rrugë, mendoja mos ishte gjysmë e ndërtuar, por ishte e përfunduar. Vërtetë mrekulli sepse zgjidh shumë probleme sidomos për ne shoferët që e bëjmë vazhdimisht sepse Muzina është rrugë e rrezikshme, me probleme kjo e shkurton dhe heq probleme aksidente”, u shpreh një shofer.
P
“E bëj gati tre herë në muaj, ka shkurtuar gati 45 minuta në krahasim me rrugën tjetër”, tha një tjetër.
“Shpejt, fiton kohë. Mirë. Shumë mirë, të kënaqur”, u shpreh një qytetar.
“Hera e parë që po kaloj. Rruga për së mbari”, tha një tjetër.
“Kur them gjysmë ore më pak do të thotë konsum gome, karburant, kohë”, u shpreh një shofer tjetër.
“Kjo është rrugë e paparë. Kur ka qenë ndonjëherë kjo rrugë? Kur e kemi parë ndonjëherë në histori këtë rrugë? Është rrugë e paparë, është tamam për ne shoferët”, tha një shofer furgoni.
“Na ka shpëtuar për këtë rrugën, njëherë për të ne të Sarandës po”, theksoi një taksist.
Aksi i ri Kardhiq-Delvinë ka shkurtuar kohën e arritjes në Sarandë.