Shtetasit rusë dhe ukrainasi kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të tre ata janë futur në sallën e gjyqit brenda kafazit të xhamit të rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Michail Zorin, që dyshohet se është rekrutuar nga shërbimet e Inteligjencës, ka nënën pjesë të ushtrisë ruse dhe babain me profesion avokat. Ai udhëtoi 3 javë më parë nga Çekia drejt Shqipërisë me biçikletë. Po ashtu mësohet se ai hyri në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Zorin dhe dy miqtë e tij, Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, blogere e njohur dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov kishin fjetur në çadër jashtë portit të Durrësit, fakt që konfirmohet edhe nga kamerat e sigurisë.