Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga një tjetër destinacion turistik këtë verë, vija bregdetare e Fierit.

Kreu i qeverisë tha se vija bregdetare e Fierit këtë verë është frekuentuar çdo ditë nga më shumë pushues se çdo vit tjetër.

“Pamje mbresëlënëse e vijës bregdetare të Fierit, një tjetër destinacion në zhvillim e sipër, i cili këtë verë është frekuentuar çdo ditë nga më shumë pushues se çdo vit tjetër”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.