Gjykata e Elbasanit ka dhënë masan e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku si dhe për dy miqtë e tij në arrati Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.
Masa e sigurisë ndaj këtyre të fundit është dhënë në mungesë pasi në sallën e gjyqit ndodhej vetëm Ejden Dino. Prokurori Ritvan Suka në pretencën e tij kërkoi arrest me burg për te tre personat të cilët pas një konflikti të castit i morën jetën babait të një fëmijë të mitur.
Pas kqyrjes së provave paraprake , dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Ejden Dino gjykatësja Idush Maliqi la në burg të riun ndërsa vendosi të njëjtën masa dhe për miqtë e tij në arrati.
18 vjecari Ejden Dino i cili mësohet se në konflikt ka pasur rolin e shuarjes së sherrit iu rendua gjendja para togave blu pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes dhe se në momentin e arrestimit policia i gjeti me vete një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.
Mësohet se në seancë Dino ka dhënë të njëjtin version sikurse para policisë. Ai së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta. Ai kishte një thikë ndersa autori Horgito Peqini një pistoletë.
Kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrid Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18 vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjecarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.