Policia e Fierit vijon me kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës pasi kishin zaptuar hapësirat publike.

Është liruar hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës, ndërsa janë proceduar penalisht administratorët e 3 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale